Gjatë peshimit, rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 4 kilogramë e 650 Gramë . Nga ana e policisë së Gjirokastrës është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristaq Musha për veprën penale të “Trafik ndërkombëtarë i lëndëve narkotike“, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.