Vajza e Johnny Depp pushton kopertinën e Vogue

Lily-Rose Depp, vajza e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis është shfaqur në kopertinën e revistës Vogue UK për muajin Dhjetor.
17-vjecarja ka folur për marrëdhënien e saj më prindërit duke thënë se ata ishin mjaft liberal.
“Prindërit e mi nuk kanë qenë shumë strikt. Ata gjithmonë kanë patur besim tek unë se mund të jem e pavarur dhe të marr vendimet e mia. Nuk kam patur arsye që të jem një adoleshente rebele”, ka thënë ajo.
Aktori 53 vjecar dhe 43 vjecarja Paradis, të cilët nuk ishin martuar, u ndanë në 2012-ën pas një marrëdhënieje 14 vjecare, por sërish mbeten miq me njëri-tjetrin. Ata e kanë mësuar vajzën e tyre që të ruajë privatësinë e jetës së saj.
“Rrjetet sociale nuk i përdor për jetën time personale. Nuk më pëlqen të tregoj shumë nga vetja. Pasi u jep një vështrim të jetës tënde, njerëzit kërkojnë gjithmonë e më shumë.”

Advertisement