Sipas autoriteteve koreane, dy gazetaret amerikane mendohet se kanë hyrë në Korenë e Veriut në mënyrë të paligjshme nga Kina në muajin mars dhe u cilësuan “fajtore për veprime armiqësore”. Ato ishin duke bërë kërkime për historinë e refugjatëve në momentin kur u arrestuan. Nga ana e saj, sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton tha se shpresonte që Pheniani do t’u jepte amnisti gazetareve.