“Për Kosovën, qëllimi im është i qartë: deri në fund të mandatit tim, dëshiroj ta shoh KFOR-in e reduktuar në një forcë të vogël të reagimit, ose dalje të gjithë së bashku”, tha Rasmusen. Gjatë konferencës, Rasmusen u shpreh edhe për Afganistanin, ku sipas tij synim afatgjatë duhet të jetë lëvizja drejt transferit të përgjegjësive për siguri tek afganët. “NATO-ja duhet të zhvilloj partneritet të vërtetë strategjik me Rusinë” u shpreh Rasmusen për Rusinë.