Tom Doshi dëshmon në procesin ndaj Mark Frrokut

Friday, December 5, 2025

Tom Doshi dëshmoi në procesin ndaj Mark Frrokut ku ndër të tjera akuzohet edhe për ndërtim të paligjshëm.
Në dëshminë e tij, Doshi ka thënë se hotelin tek “Rruga e Durrësit:” ia ka shitur Frrokut pa asnjë lloj shtese.
“Edhe pas riblerjes nga Frroku, hoteli nuk ka pasur shtesë”, ka thënë Doshi.
Tom Doshi është thirrur si dëshmitar i prokurorisë në procesin ndaj Mark Frrokut i akuzuar për vrasje, fshehje të të ardhurave dhe ndërtim të paligjshëm. Prokuroria ka kërkuar dëshminë e deputetit Doshi për akuzën e ndërtimit të paligjshem ndaj ish-deputetit Mark Frroku.
Tom Doshi dhe Mark Frroku janë të bashkëpandehur në një tjetër proces, ku akuzohen për inskenimin e një tentative vrasjeje ndaj deputetëve Mhill Fufi dhe vetë Tom Doshit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -