Kosovë – KQZ ende pa vendim për kamerat në vendvotime

KQZ, përmes Komisionit për buxhet, është duke i shqyrtuar implikimet buxhetore që do të kishte aprovimi i kësaj kërkese. Zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi Ajvazi, tha se kërkesa për kamerat do të shqyrtohet edhe ditëve në vijim, deri në marrjen e një vendimi. “Komisioni për buxhet është takuar dhe e ka analizuar këtë rekomandim të KQZ-së dhe në të ardhmen, në bazë të analizave dhe perceptimeve të veta, ky komision do të bëjë një vlerësim të vetin dhe do t’ia rekomandojë KQZ-së. Kurse, vetë KQZ, ditëve në vijim, në mbledhjet e ardhshme do ta shqyrtojë këtë çështje”, tha Ajvazi. Ndërkohë, deri tani, të gjitha partitë politike, përveç subjektit më të madh parlamentar, Partisë Demokratike të Kosovës, e cila nuk është deklaruar, e kanë mbështetur nismën e Aleancës Kosova e Re dhe partive të tjera, që vendvotimet dhe vendnumërimet e votave të monitorohen përmes kamerave.

Advertisement