Tirane – LSI kerkon mocion me debat per kryeministrin

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon mocion me debat për kryeministrin e vendit mbi krizën financiare që ka përfshirë vendin tonë. Nënkryetari i kësaj force politike Dritan Prifti deklaroi se kriza ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare dhe qëndrimi i qeverisë është i pafalshëm duke e injoruar. LSI-ja ka kërkuar një plan të qartë masash për të mbrojtur shtresat më të prekura dhe ka deklaruar se ka propozime konkrete për të përballuar krizën.

Advertisement