Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Bashkimit Kombëtar të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe kryetarët e 12 Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së qarqeve.
Në qëndër të takimit ka qenë pjesëmarrja dhe prezantimi i biznesit shqiptar në expo dhe panaire për promovimin e produktit “Made in Albania”.
“Për zgjerimin jo vetëm të biznesit, por edhe të ekonomisë shqiptare, tha ministrja Ekonomi, duhet që produkteve shqiptare t’i japim zë në ato tregje ku janë shfaqur kërkesa të reja dhe në ato tregje ku produktet janë të konsoliduara dhe vetëm mbi bazën e kësaj njohjeje duhet të organizojmë panairet e vitit të ardhshëm.”
Në fund të takimit ministrja Milva Ekonomi shprehu gatishmërinë e saj për të hartuar një plan veprimi mes MZHETTS dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë,  duke ngritur një grup pune të përbashkët me një kalendar të rregullt takimesh dhe realizimesh të produkteve informuese dhe trajnuese.

Advertisement