Halimi: Për “mbetjet” të vendosë sovrani

Deputeti Eduard Halimi, duke folur në emër të Partisë Demokratike nga foltorja e Kuvendit, ka kërkuar që ligji për importin e mbetjeve të vendoset nga sovrani.
“Çështja është e një rëndësie të madhe dhe jetike për njerëzit. Qytetarët duhet të shohin sot nëse kjo ngrehinë është simbol i demokracisë. Ne depozituam kërkesën për referendum, por Konferenca e Kryetarëve nuk arriti të merrte një vendim sot”, ka thënë Halimi.
Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se, “gënjeu kur tha se nuk kishte dijeni për ligjin sepse atë e sollën disa deputetë”. Gjithashtu, ka vijuar Halimi, kreu i qeverisë mashtron kur thotë se nuk bëri sa duhet për të informuar qytetarët.

Advertisement