Kapet autori i masakrës në Dajç, vrau 2 persona për lojën e pokerit (VIDEO)

Një debat gjatë një loje pokeri ka degjeneruar në një masakër në Dajç të Bregut të Bunës ku dy persona kanë mbetur te vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 22:40 të mbrëmjes së kësaj të hëne, në një lokal në Njësinë Administrative Dajç, kur një person i armatosur me armë automatik, ka hyrë brenda ambienteve të lokalit dhe ka hapur zjarr në drejtim të një tavoline ku ndodheshin gjashtë persona. Viktimat janë Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.

Katër të plagosurit janë Ndok Marku, Vinçens Kopshti, Aleks Prendi dhe Kitas Molla, të cilët janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Shkodrës ku i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Autori i kësaj ngjarje u identifikua shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç i cili u largua nga vendgjarja. Arratia zgjati disa orë, pasi pas mesditës së të martës, Parubi u vu në pranga.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat policia thekson se autori i ngjarjes njihet si përdorues droge dhe person me probleme emocionale.
Advertisement