Socialistët kundërshtojnë vendimet e komisioneve të zonave të administrimit të zgjedhor nr 40. 41, 42, 43 dhe 44. PS kërkon gjithashtu dhe ndryshim të vendimit të KQZ-së për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për këtë qark, duke ankimuar në këtë mënyrë të gjithë rezultatin e këtij qarku. PD kundërshton vendimin e ndërmjetëm të vetëm një KZAZ nga 5 që ka gjithsej qarku i Shkodrës si dhe kërkon ndryshimin e vendimit të KQZ-së për rezultatin përmbledhës. Ky qark do të përfaqësohet në Kuvend me 11 mandate dhe sipas rezultateve paraprake 7 mandate janë fituar nga koalicioni Aleanca e Ndryshimit dhe 4 mandate nga Bashkimi për Ndryshim.