Kosovë – Faith, njohja e pavarësisë nuk është kusht për Serbinë

Megjithatë, Feith ka theksuar se kusht mund të konsiderohet bashkëpunimi minimal mes Beogradit dhe Prishtinës për një sërë cështjesh me interes të përbashkët. “Njohja nuk është kusht për hyrjen e Serbisë në BE, por është i domosdoshëm një bashkëpunim minimal mes dy vendeve, konkretisht në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit dhe të kthimit të të zhvendosurve”, ka pohuar Feith. Ai ka deklaruar se do të ishte mirë që serbët e Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet lokale për të pasur mundësinë për të përmirësuar kushtet e jetesës së tyre.

Advertisement