Kjo do të thotë se prej një janarit të vitit 2010, qytetarët e këtyre vendeve do të udhëtojnë në hapësirën e Shengenit pa viza. Komisionerët e BE-së do t’ia dërgojnë këtë propozim Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili vendimin përfundimtar do ta marrë në vjeshtë. Por heqja e vizave nuk vlen për banorët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, siç janë shqiptarët apo boshnjakët. Kjo, pasi në raportin përkatës të nxjerrë nga BE për përfitimin e lehtësimit të regjimit të vizave, Bosnja dhe Shqipëria rezultojnë të jenë vende që nuk kanë përmbushur kriteret e duhura, ndaj për këtë pritet të diskutohet gjatë vitit të ardhshëm.