Rryshfeti 18 mijë euro, shpallet në kërkim oficeri, pezullohet prokurori

Prokuroria ka nisur hetimin ndaj prokurorit Ardian Braho dhe oficerit të policisë gjyqësore Fatos Ludha. Oficeri që kishte rolin e sekserit në skandalin korruptiv të denoncuar sot, është shpallur në kërkim menjëherë pas publikimit të rastit. Ndaj tij është prerë një urdhër-arresti nga Krimet e Rënda me akuzën për korrupsion ndërsa Braho është pezulluar nga detyra. Oficeri ka hetuar një sërë çështjet të famshme, me personazhe të tilla. Oficeri që shihet në video duke numëruar paratë, plot 18 mijë euro që do të shkonin për Prokurorin Ardian Braho, është Fatos Lusha, oficer i Prokurorisë së Tiranës te njësia taskë forcë. Paratë që mori Lusha, ishin ryshfet në këmbim të heqjes së bllokimit mbi një shumë prej 120 mijë eurosh të qytetarit që kërkonte favorin. Mësohet se Lusha ka qenë 15 vite oficer ushtarak pranë prokurorisë por këtë vit është emëruar oficer i prokurorisë së Tiranës. Ai ka hetuar gjithashtu edhe çështjen e Tom Doshit për pastrim parash. Gjatë videos Lusha thotë se ka bizneset e tij dhe nga shuma prej 18 mijë eurosh nuk merr asgjë. Por, në fund ai i kërkon një kafe qytetarit që ka bërë denoncimin.

Advertisement