4 milion euro investime për bashkitë

Ministria e Financave do i shpërndajë bashkive 4 milionë euro të tjera nga borxhet e falura të qeverisë italiane. Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se paratë do të financojnë investime lokale.
“Ashtu si edhe në thirrjen e katër edhe këtë herë bashkë me ambasadorin italian kemi vendosur që pjesëmarrëse në thirrje të jenë vetëm bashkitë, të cilat mund të konkurrojnë për projekte nga 200 deri në 400 mijë euro”, shprehet ministri Ahmetaj.
Në total qeveria italiane i ka falur Shqipërisë përmes këtij programi 40 milionë euro borxhe. Për ambasadorin italian programi është model suksesi.
“Nga viti 2013 kemi financuar 42 projekte me vlerë 15 milionë euro në të gjithë territorin e vendit”, thotë ministri.
“Nga projektet e përfunduara ose ato që janë në përfundim mund të konstatojmë me kënaqësi arritjen e objektivave konkrete, të cilat kanë dhënë përfitime direkte për qytetarët”, tha ambasadori italian.

Advertisement