Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto i ka paraqitur sot Kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshëm në parti. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Haxhinasto më pas i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit, njëherësh Kryetar i LSI-së, Ilir Meta. Sipas njoftimit të kryeministrisë, Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastrukturës e transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë më të. Burimet njoftojnë se Haxhinasto do të zëvëndësohet në këtë detyrë nga Sokol Dervishi

Advertisement