Tiranë – KQZ shqyrton ankimin e PS për Tiranën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rrëzoi dje kërkesat ankimore të paraqitura nga Partia Socialiste dhe G99 për rezultatin e tabelës përmbledhëse të qarkut Berat. PS-ja ka bërë të ditur se përveçse po përgatit dosjen për ankimimin e këtij vendimi në Kolegjin Zgjedhor, do të bëjnë gati edhe kallëzim penal për kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani, si dhe për anëtarët e tjerë të këtij institucioni që rrëzuan kërkesën e PS-së për rivlerësim të votave në qarkun e Beratit. Kjo kërkesë bazohet në nenet 136 e 138 të Kodit Zgjedhor. Në qarkun e Fierit PS fitoi mandatin e 9-të nga diferenca me rreth 700 vota. Pas mbylljes së procesit në këtë qark, rezultati i deritanishëm në rang kombëtar për 140 vendet në parlament është: koalicioni që udhëhiqet nga Partia Demokratike ka 70 mandate, koalicioni që udhëhiqet nga Partia Socialiste ka siguruar 66 mandate dhe koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim 4 mandate.

Advertisement