M.Rama në Peshkopi: Investime në rrugë, ndriçim, kanalizime

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës, Muharem Rama, zhvilloi sot një takim me banorët e zonës së Bulkes, një prej lagjeve më të vjetra të qytetit të Peshkopisë. Ai shpalosi disa prej planeve të tij konkrete për zhvillimin urban të kësaj zone dhe zgjidhjen e problemit të infrastrukturës rrugore e kanalizimeve. “Në kuadër të projektit të madh që është nisur, unaza dhe pedonalja e Bashkisë Peshkopi, kemi një projekt konkret edhe për këtë lagje. Ky projekt do të gjejë zbatim shumë shpejt me fitoren e bashkisë. Do të sistemojmë rrugën e cila ka qenë në një gjendje mizerabël, do të mundësojmë lidhjen e kësaj rruge me unazën e madhe. Kjo rrugë do të bëhet me ndricim dhe standarde bashkëkohore. Do të sistemojmë edhe rrjetin e kanaleve të zeza, i cili aktualisht është tepër i amortizuar dhe problematik. Këto premtime ne do ti mbajmë dhe me fitoren e bashkisë do ti bëjmë të zbatueshme dhe do ti kthejmë në realitet”, u shpreh Rama. Kandidati i së majtës kërkoi nga mbështetësit që të takojnë qytetarët shtëpi më shtëpi për ti garantuar se me fitoren e 11 Shtatorit do të bëhen realitet projektet për një qytet ashtu siç e meritojnë dibranët.

Advertisement