Në një prononcim për Zërin e Amerikës, Berisha nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me mandatin e 9 që mori PS nga rinumërimi i votave në qarkun e Fierit. “Nuk kam asnjë koment. Jam shprehur se rezultati përfundimtar del nga KQZ, që ka bërë një punë shumë serioze dhe zbatim të plotë të ligjit. Nëse disa parti vendosin të kalojnë tek Kolegji Zgjedhor, kjo nuk ka asnjë gjë të vecantë”, ka deklaruar kryeministri Berisha. Sipas tij, problemi i vetëm në këto zgjedhje ka qenë ai me sallat e pakta të numërimi, duke premtuar se në zgjedhjet e ardhshme, qendrat e numërimit do të dyfishohen.