Polumbarët e forcave Renea kanë mundur që të nxjerrin trupat e pajetë të dy të rinjve të cilët u futën për t’u larë në një gropë të mbushur me ujë, por që fatkeqësisht u mbytën.
Dy adoleshentët nga Korça u futën për tu larë në një gropë që njihet si “Gropa e Danielit” dhe janë mbytur.
Ndonëse banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja kanë kërkuar gjatë gjithë natës, trupat e tyre nuk u gjetën.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm familjarët e dy të rinjve Rei dhe Berti Tahirllari u shprehën se polumbarët ende nuk kishin mbërritur për të bërë të mundur kërkimin e tyre në thellësi të ujërave, nëse ata janë mbytur.
Sakaq, katër polumbarë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 13:30. Po ashtu edhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo. Rei dhe Berti Tahirllari, 18 dhe 19 vjeç janë mbytur teksa po laheshin në gropën e hapur nga gërmimet 5-vjeçare. Familjarët e tyre kërkuan ndihmën e policisë së Korçës për gjetjen e dy të rinjve.