Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk po e ndajnë dot mëndjen për dasmën dhe muajin e mjaltit.
Burime të afërta me ta kanë treguar se Miley ka anulluar të gjitha prenotimet që cifti kishte bërë për muajin e mjaltit në Bora Bora.
“Ata kishin planifikuar cdo gjë, por Miley nuk kishte më dëshirë që të shkonin atje. Tashmë duhet të zgjedhin një vend të ri”, kanë shpjeguar burimet.
Po ashtu ajo duket se është e pavendosur edhe për dasmën, pasi sipas të njëjtave burime, Miley nuk dëshiron më që dasma e tyre të jetë e vogël dhe private.
Plani i tyre është që të martohen këtë vjeshtë por ende nuk dihet se ku.