Mesic ka theksuar se ata nuk e kanë kuptuar fjalën e tij kur ka thënë se, Serbia duhet të “dekosovarizohet”. “Nuk kam thënë që Serbia duhet të njohë Kosovën. Serbia duhet të dekosovarizohet. Ajo nuk guxon që gjatë gjithë kohës të hapë një temë, që është qindra vjet prapa nesh. E keni kaluar atë temë nga sfera politike në atë të drejtësisë? Në rregull, e keni kaluar. Le të zgjidhet ajo. Mirëpo, në duhet të hapim komunikimin”, ka thënë Mesic për mediat serbe.