Tiranë – PD ankimon rezultatin për Fierin dhe Lezhën

Në mbledhjen e saj të pasdites së djeshme, në KQZ është shqyrtuar kërkesa e PD për ankimim të rezultatit në këto dy qarqe dhe me shumicë votash është miratuar kjo kërkesë. Si përfaqësues juridik i PS, Genc Gjoncaj ka kërkuar që dy kërkesat për ankimim të të rezultatit në qarkun e Fierit të mos shqyrtohen së bashku, por e hedhur në votim kjo kërkesë është refuzuar dhe dy kërkesat po diskutohen së bashku. Njëkohësisht avokati i PS në KQZ ka kërkuar që këto ankimime të mos zvarriten.

Advertisement