Presidenti Sejdiu do të marrë pjesë në manifestimin “Vera e Ohrit”, që mbahet në qytetin e Ohrit. I pranishëm në manifestim do të jetë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Gjatë vizitës, Presidenti Sejdiu do të ketë edhe takime joformale me Presidentët Ivanov e Topi, njofton Zyra për informim pranë Presidentit të Kosovës.