Senati votoi me 84 vota pro dhe 6 kundër projektligjin e shpenzimeve vjetore që financon Departamentin e Sigurisë së Brendshme për vitin që fillon më 1 tetor. Debati mbi projektligjin ofroi një vështrim të përçarjeve të thella lidhur me mënyrën e trajtimit të imigracionit klandestin në SHBA, sigurimin e kufijve të venditt dhe me atë se çfarë duhet bërë me 12 milionë njerëzit që jetojnë ilegalisht në vend. Masat e Senatit sigurojnë 10,1 miliardë dollarë për doganat dhe mbrojtjen e kufirit, përfshi 800 milionë dollarë për forcimin e sigurisë përgjatë kufirit me Meksikën, ku trafiku i drogës dhe i armëve i ka rritur shqetësimet. Në legjislacion përfshihen afro 400 milionë dollarë për sigurinë kibernetike, një rritje me 27% krahasuar me vitin fiskal 2009, dhe vjen në një moment kur disa ëebsajte të qeverisë amerikane janë sulmuar ditët e fundit nga piratët informatikë.