“Jemi gati të kontribuojmë për një emër të përbërë me përcaktim gjeografik, për përdorim nga të gjithë”, është shprehur Bakojanis. Duke raportuar para Komisionit të mbrojtjes kombëtare, shefja e diplomacisë greke ka nënvizuar se viti 2009 është vendimtar për të gjitha çështjet e politikës së jashtme të Greqisë. Lidhur me propozimet e ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimiç, Bakojanis është shprehur se Athina zyrtare do ta informojë atë pasi të ketë shqyrtuar propozimet.