Mësohet se emërimi i Zenelit është kundërshtuar nga ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Fill, pas mbledhjes së KLD-së e cila zgjodhi Artan Zenelin në krye të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ministri i Drejtësisë, Alibeaj ka dalë në një konferencë shtypi me anë të së cilës deklaroi se e ka konsideruar farsë procesin e për zgjedhjen e kreut të gjykatës së Tiranës. “Ky vendim ishte i paramenduar dhe se është shkelur ligji për emërimin e gjyqtarëve” tha Alibeja. “Artan Zeneli është zgjedhur gjyqtar në gjykatën e Tiranës vetëm një javë më parë, ndërsa sipas ligjit duhet të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë” shtoi më tej kreu i ministrisë së Drejtësisë.