Në projektdokumentin përfundimtar nuk theksohen qëllime konkrete për luftën kundër ngrohjes globale deri nga mesi i këtij shekulli, sepse për këtë nuk është arritur marrëveshje mes tetë liderëve dhe Kinës. Projektdokumenti përfundimtar nga samiti i radhës i G8-s përfshin edhe konkluzionin se ekonomia globale tani është përballur me rreziqe të rëndësishme, të cilat pengojnë stabilitetin ekonomik dhe financiar. Tema të tjera të rëndësishme që do të diskutohen janë dhe ato të ndryshimeve të klimës dhe të ndihmës për vendet më të varfëra.