Tiranë – Xhufi kundër aleancës me PD

Në konventën urgjente të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë Pëllumb Xhufi ai që ka kundërshtuar këtë marrëveshje duke e cilësuar vendim të shpejtuar të kryetarit Ilir Meta. Në fjalën e tij, Xhufi është shprehur pro mbështetjes së qeverisë por pa u përfaqësuar me ministra. Sipas Xhufit, LSI duhet t’i shërbejë ligjeve për integrim. Por ky qëndrim i Xhufit është kundërshtuar nga anëtarë të tjerë të LSI, përfaqësues në Konventë. Ndërsa kreu i LSI, Ilir Meta ka shpjeguar dhe njëherë arsyet që e çuan të ndërmarrë një vendim të tillë të vështirë sipas tij, por i vetmi për të mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme e mos e zhytur në krizë.