Tiranë – KQZ debate për kutitë e Fierit

“Kutitë e Fierit duhet të numërohen, pasi vendimmarrja nga KZAZ në këtë qytet ka qenë politike”, ka deklaruar anëtarja socialiste e KQZ-së, Dëshira Subashi. Por kryetari Arben Ristani ka reaguar ndaj një argumenti të tillë duke pohuar se “kutitë hapen pas ankimimit të partive” dhe se “duhet të bëhet miratimi i tabelave përmbyllëse”. Sipas Ristanit, Fieri nuk është njësoj si rast me numërimin që iu bë votave të Fushë-Kuqes. Të dhënat tregojnë se janë 9 kuti votimi nga qarku i Fierit, ende të panumëruara në KQZ. Kodi Zgjedhor i Shqipërisë parashikon që subjektet politike mund të ankohen në KQZ-së dhe në Kolegjin zgjedhor, për rezultatet vetëm pasi të publikohen tabelat e tyre përmbyllëse. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KQZ kanë kundërshtuar hartimin e këtyre tabelave pa u numëruar të gjitha kutitë. Kutitë e Fierit u sollën në Tiranë para disa ditësh, pas krijimit të n jë përplasje mes komisionerëve socialistë dhe atyre demokratë.