“Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të situatës që ka lidhje me vendimin politik të LSI-së për të pranuar hyrjen në bashkëqeverisje me PD-në, kryetari i LSI-së Ilir Meta thërret të martën më 7 korrik Konventën Kombëtare të Jashtëzakonshme për të konsultuar dhe mandatuar vendimin e kryesisë së kësaj partie për bashkëqeverisje me PD-në, si dhe për të marrë mandatin për të negociuar në emër të LSI-së për krijimin e qeverisë së re”, ka pohuar lidhur me një fakt të tillë, kryetari i Asamblesë Kombëtare të LSI, Edmond Haxhinasto.