Tiranë – Subashi, vendimi përfundimtar do të jepet pasi të vendoset në KQZ

“Askush nuk mund të përkthejë shifrat në mandate pa një vendimarrjë të Komisionit qendror të Zgjedhjeve. Jemi shumë larg momentit deri në certifikimin mandateve, procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, ky është një informim jo i rregullt i publikur që mund të ketë edhe pasoja politike përderisa nuk është marrë asnjë vendim nga KQZ” u shpreh Subashi. Nënkryetarja e KQZ ka hedhur poshtë cdo deklaratë të zëdhënësit të Komisionit që publikoi shifrat e rezultatit paraprak të zgjedhjeve duke i dhënë koalicionit të djathtë 71 mandatë , kur edne nuk ka përfunduar numërimi i kutive të votimit. “Vendimi për rezultatin përfundimtar duhet konfirmuar me vendimmarrje të KQZ. Cdo vendim shpallet pasi të mblidhet Komisioni dhe të vendosë. Lidhur me deklarimin e Ollit, jemi para një veprimtarie qe nuk lidhet me KQZ, jemi para një shkelje të detyrës” theksoi Subashi.