Mila Kunis në pritje të fëmijës të dytë

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher do të bëhen prindër për herë të dytë. Çifti është në pritje të një tjetër fëmije, pas vajzës 2-vjeçare, Wyatt. Në maj të këtij viti, Mila ka pranuar në “The Ellen Show” që dëshirojnë të kenë një anëtar të ri në familjen e tyre dhe vetëm një muaj më pas dha lajmin që është shtatzënë. Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë shprehur shumë entuziastë për fëmijën që do të vijë në jetë. Ajo ka një shtatëzëni të mirë dhe është shumë e lumtur që vajza e madhe po pret me padurim lindjen e motrës ose vëllait të vogël.

Advertisement