Anullohet seanca e nesërme parlamentare

Seanca Parlamentare e kësaj jave është anulluar. Dita e Enjte e cila identifikohet me zhvillimin e punimeve të seancës plenare, nuk do të jetë e tillë për këtë javë. Sipas burimeve, kjo ka ndodhur sepse nuk ka projektligje në pritje për t’u miratuar, pasi këto të fundit janë ende në shqyrtim në Komisionet Parlamentare. Ndërkohë që në javët e fundit e gjithë vëmëndja e politikës ka qenë e fokusuar tek Reforma në Drejtësi.

Advertisement