Reforma votohet pa PD, opozita largohet për rekomandimin “88”

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi miratoi në mënyrë përfundimtare draftin me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.
Në këtë mbledhje morën pjesë deri në fund ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, e cilësoi moment të rëndësishëm për vendin miratimin nen për nen të draftit të reformës në drejtësi. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së komisionit, Xhafaj u shpreh se u votua drafti i dakordësuar, ndërsa theksoi se do të vijojnë negociatat për kërkesat e opozitës lidhur me vendet e rezervuara në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dhe Komisionin e Kualifikimit e Kolegjin e Apelimit.

Advertisement