Tiranë – PBDNJ do të qëndrojë në koalicionin e majtë

Përmes një konference për mediat, Vangjel Dule ka hedhur poshtë të gjithë zërat se PBDNJ mund të kalonte në koalicionin Aleanca e Ndryshimit. “Tipari dallues i joni është integriteti, luajaliteti dhe koherenca në vendimmarrje” theksoi Dule. Kreu i PBDNJ nënvizoi se partia e tij nuk arriti objektivat e saj në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërkohë që deklaroi se vonesat në nxjerrjen e rezultatit janë tërësisht të pajustifikueshme. Sipas kreut të PBDNJ, zgjedhjet vërtetuan shqetësimet e partive në vogla në lidhje me kodin e ri zgjedhor.