Në një deklaratë të tijën ministri i Jashtëm italin Franko Fratini ka deklaruar se dita e votimit ishte paqësore dhe i bëri thirrje politikës në vend që edhe faza e fundit e këtyre zgjedhjeve, që është numërimi i kutive të votimit të jetë korretk. Shefi i diplomacisë italiane Fratini përgëzoi Shqipërinë për korrektësinë e zgjedhjeve, por vuri në dukje edhe disa episode parregullsie, ndonëse sipas tij pari përmirësim, krahasuar me zgjedhjet e së kaluarës. Ministri i Jashtëm italian vijon deklaratën e tij duke nxitur forcat politike në Shqipëri që me një shpirt konstruktiv të mund të ndërtojnë një qeveri që do të ndjek rrugën e reformave për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Fratin shprehet në mesazhin e tij se reformat janë shumë të rëndësishme për stabilitetin dhe progresin e vendit dhe të gjithë Rajonit.