Një fakt të tillë e ka deklaruar përmes një konference për shtyp, kryesocialisti Edi Rama, i cili lidhur me protestat tha se standardet kanë degjeneruar tërësisht në ato zona ku ende nuk ka mbaruar numërimi. “Dhe ky numërim nuk ka mbaruar për shkak të mungesës së vullnetit të munguar të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës”, tha Rama. Ai shtoi në lidhje me Fierin, se Partia Socialiste në këtë qark ka marrë një rezultat spektakolar me rreth 9 mandate, i cili sipas tij e bën PS të ketë një diferencë të madhe me Partinë Demokratike. “Berisha përmendi emra njerëzish qytetarësh të lirë dhe të nderuar të këtij vendi”, tha më pas ai, në lidhje përmendjen e emrit të Koço Kokëdhimës nga ana e tij mbi protestat e Fierit. “Përshëndes ata qytetarë që shprehën revoltat e tyre, u kërkoj atyre që të mos bëhen pre e provokimeve sistematike që bëhen nga ana e shtetit”, tha më pas ai, duke shtuar se bën thirrje për qetësi dhe deputetëve u kam kërkuar qytetarëve të revoltuar nga zgjatja çnjerëzore e procesit të votimit që të ruajnë qetësinë.