Pohimin e fortë, Prifti e bëri në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan. Fillimisht Prifti siguroi publikisht se nuk do të ketë një votë pro PS dhe Edi Ramës lidhur me formimin e qeverisë së re. “Vota ime personale nuk do të shkojë për Edi Ramën, vota e LSI do të mblidhemi në forume dhe do ta diskutojmë”, – tha Prifti. Kurse pohoi se ishte i qartë që “mandati im, është mandat i florinjtë se është e vetmja forcë politike që sot vendos balancën e qeverisjes dhe i jep fund të gjithë diskutimeve të vlefshme apo të pavlefshme sot”. Menjëherë më pas, deklaroi votën pro Berishës që ai të formojë qeverinë e re: “Mandatet e LSI do të diskutohen. Mandati im personal do të jetë kundër Edi Ramës, që do të thotë mund të jetë pro Sali Berishës në votimin në kuvend. Për ta zgjidhur përfundimisht, nëse Sali Berisha ka 70 mandate, për të bërë mazhorancën ka edhe mandatin tim”, – ka pohuar z.Prifti.