Ky ka qenë mesazhi që ka dërguar lidhur me zgjedhjet në vendin tonë, komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn. Sipas tij, zgjedhjet në Shqipëri nxorrën në pah nevojën që udhëheqësit politikë në Shqipëri të punojnë shumë për të zhvilluar në të ardhmen zgjedhje në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare. Më tej, ai ka deklatuar se është dakord me deklaratën e Misionit të Vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODHIR-it, se ” përmirësimet e vëna re në proces u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit zgjedhor si dhe dhuna e vërejtur gjatë fushatës zgjedhore”. Por Rehn i qëndroi idesë se gjithsesi, vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve nuk mund të bëhet para numërimit të votave dhe para nxjerrjes përfundimtare të rezultateve.