Mariah Carey ka deklaruar se asnjë këngëtar nuk është aq i mirë sa të këndojë në dasmën e saj. Tashmë përveç turit, në planet e këngëtares është edhe një dasmë. E pyetur nga ET se cilin këngëtar do të parapëlqente të këndonte në dasmën e saj me miliarderin James Packer, këngëtarja është shprehur se askush nuk mund të jetë aq i mirë sa të këndojë në dasmën e saj. Gjatë intervistës, edhe pse, sipas saj, askush nuk i përmbush kërkesat, Mariah ka deklaruar se as ajo vetë nuk do të këndojë. “Sigurisht që unë nuk do të këndoj në dasmën time. Nuk jam e sigurt nëse dikush do të performojë. Do të jetë një dasmë e vogël. Ne tashmë i kemi shkëmbyer unazat”. Ceremonia do të jetë në stilin tradicional dhe private. Për sa i përket fustanit, ajo është shprehur se do të ketë një dizajn fantastik, por nuk e ka thënë se me cilin nga stilistët apo markat do të bashkëpunojë. Aktualisht këngëtarja po organizon turin nëpër botë dhe ka treguar se edhe vogëlushet e saj janë shumë të emocionuara dhe e ndjekin në çdo performancë.