Në Qarkun e Dibrës numërimi i votave ka filluar vetëm në orën 5 të mëngjesit pasi kutitë nga 12 komunat kanë mbërritur me shumë vonesë. Në këtë qark nga 47 QV të numëruara PD ka marre 45,68%, PS 34,29%, LSI ka marrë 6,06% të votave dhe PLL 3,28%. Në qarkun e Durrësit deri më tani janë numëruar 55 qendra nga 352 në total. Nga këto vota 44,17% i ka marrë PD, PS ka marrë 37% të votave ndërsa LSI 8,15%. Në qarkun e Elbasanit kryeson PS me 45,56% të votave. PD ka marrë 35,76% të votave të numëruara në 131 QV ndërsa LSI 5,79% të votave. Në qarkun e Fierit pas numërimit të 107 QV-ve kryeson PS me 47,6% duke lënë pas PD e cila ka marre 34,31% të votave. LSI ka fituar 5,92% të votave në këtë qark. Numërimi në KZAZ-në e qytetit të Gjirokastrës po vijon me ritme shumë të ngadalta, ndërsa procesi ka filluar rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm. Në këtë qark kryeson PS me 48,23% ndërsa PD ka marrë 36,57%. Republikanët nga 81 QV të numëruara kanë marrë 2,24% Në Korcë pasi janë numëruar 121 QV nga 421 në total rezultati i PD është 42,99% ndërsa ai i PS 41,89%. LSI është në vend të tretë me 4,04% të votave. Në qarkun e Kukësit diferenca ndërmjet PD dhe PS është mjaft e thellë pas numërimit të 118 QV-ve. PD kryeson me 60,49% të votave ndërsa PS ka marre 16,09%. PSD është në vend të tretë me 11,84%. Në Lezhë janë numëruar 71 QV nga 244 në total. PD ka marrë 46,08% të votave ndërsa PS 28,48% te ndjekura nga PSD me 2,96% dhe LSI me 2,91%. Në qarkun e Shkodrës PD ka marrë 47,19% të votave e ndjekur nga PS me 33,22%. Nga 102 QV të numëruara PDK ka marre 2,92% e ndejkur nga PR me 2,62% ndërsa LSI ka marrë 2,51%. Në këtë qark janë 413 QV në total. Në qarkun e Tiranës deri më tani janë numëruar 216 QV nga 826 në total. Vihet re se kryeson PS me 43,9%% e ndjekur nga PD me 42,04%. LSI është në vend të tretë me 4,25%. E përkthyer në mandate PS deri më tani fiton 16 dhe po ashtu edhe PD. Në qarkun e Vlorës janë në total 345 Qv. Deri më tani janë numëruar 121 të tilla nga të cilat kryeson PS me 42,39%. PD ka marrë 26,57% të votave, PBDNJ 7,03% dhe PDI 4,58%.