Në kuadër të ligjit për Dekriminalizimin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur strukturën e posaçme për regjsitrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit dhe ka pranuar depozitimin e 1828 formularëve nga 1836 funksionarë që kanë detyrimin sipas këtij ligji. Sipas KQZ-së: 25 vetëdeklarime janë bërë nga subjekete që nuk mbartin detyrimin për vetëdeklarimin në KQZ; 53 këshilltarë bashkiakë, nuk kanë bërë deklarimin brenda afatit ligjor, emrat e tyre do t’i përcillen KQZ-së me propozimin për kryerjen e procedurave për heqjen e mandatit të tyre. KQZ ka nisur procedurat për verifkikimin e të dhënave për të gjithë subjektet vetëdeklaruese, pranë zyrave të gjendjes civile dhe zyrave të gjendjes gjyqësore sikundër e kërkon ligji. Ndërkohë struktura e posaçme ka nisur verifikimin e të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ku përfshihet edhe verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Elvis Roshi.