Në qarkun e Beratit në 61 Qendra të numëruara 46,78% e votave shkojnë për socialistët, 27.27% për demokratët, LSI ka marrë 12.84% dhe PR 6.98% të votave. Në këtë qark janë për t’u numëruar gjithsej 298 qendra votimi. Në 59 qendra votimi në Elbasan, 43.02% e votave shkojnë për socialistët, 36.74% të votave për demokratët, LSI 6.25%, PR 2.49%. Në këtë qark do të numërohen 550 QV. Në 45 QV të numëruara në Gjirokastër, 42.22% e votave shkojnë për demokratët, 42.49% të votave për socialistët, republikanët marrin 3.11% të votave dhe PSD 2.51%. Në këtë qark do të numërohen 285 qendra votimi. Në 58 QV të numëruara në Korcë për PD kanë shkuar 43.4% të votave, për PS-në 39.95% të votave, LSI 4.29% dhe 2.84% për AMIE. Në Korcë duhet të numërohen gjithsej 421 qendra votimi. Në qarkun e Dibrës nga 22 QV të numëruara PD ka marrë 46,21%, PS ka mbledhur 34,24% të votave, dhe LSI 5,81%. Të përkthyera në mandate 4 janë marrë nga PD dhe 2 nga PS. Do të numërohen 314 qëndra votimi në këtë qark. Kryeson bindshëm Partia Demokratike në numërimin e deritanishëm të 65 QV-ve në Kukës. 59.03% e votave për PD-në, 16.55% për PS-në, PSD 12.16% dhe 4.5% për republikanët. Në 35 QV të numëruara të Lezhës nga ku do të dalin 7 deputetë fitues demokratët kanë marrë 47.63% të votave, socialistët 25.12%, LSI 4.05%, PSD 3.94%. Në këtë qark duhet të numërohen edhe votat në 244 qendra të votimit. Numërohen 14 QV nga 352 të tilla në qarkun e Durrësit. Deri tani kryeson PD me 47.91% të votave, e ndjekur nga PS me 37.05% të votave. LSI grumbullon 6.27% të mbështetjes, ndërsa PR ka marrë 2.08%. Numërohen 117 QV nga 826 të tilla në qarkun e Tiranës. Deri tani kryeson PS me 45.93% të votave, e ndjekur nga PD me 39.5% të votave. LSI grumbullon 4.64% të mbështetjes, ndërsa LZHK 1.34% të votave. Tirana do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve, 32. Pas numërimit të 51 qendrave të votimit nga 413 gjithsej, në Shkodër kryeson PD me 47.56% të votave duke lënë pas PS me 33.71%, PR 3.00% dhe LSI 2.91%. Deri në këto momente PD ka fituar 7 mandate, PS 4 mandate. Numërohen deri në këtë orë 49 QV në Vlorë, prej nga ku do të dalin 12 deputetë fitues. Rezultatet e deritanishme tregojnë se socialistët kanë marrë 42.67% të votave, demokratët 26.46%, PSD 6.07% dhe PBDNJ 5.32% të votave. Në 51 kuti të numëruara në Fier, 48.98% e votave shkojnë për socialistët, 33.29% të votave për demokratët, për LSI-në 4.99%, ndërsa për PLL-në shkojnë 3.4% të votave. Në këtë qark duhet të numërohen gjithsej 488 qendra votimi.