Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i heqë mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ai akuzohej nga Partia Demokratike për përfitim të fondeve publike në kohën kur ka mbajtur edhe mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Partia Demokratike akuzoi Kokëdhimën se kompanitë e tij kishin përfituar 150 tendera nga fondet publike. Vendimi i sotëm i Kushtetueses i dha të drejtë pretendimit të opozitës për mandatin e deputetit të Vlorës. Mësohet se me largimin e Kokëdhimës, vendin e tij do ta zërë Edmond Leka, kreu aktual i degës së Partisë Socialiste në Vlorë. I pyetur për vendimin e Kushtetueses, deputeti socialist njëherazi kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se respekton vendimmarrjen në çdo formë qoftë ajo.