Me një mesazh të tillë, kryesocialisti Edi Rama i është drejtuar sot rivalit të tij politik, Sali Berisha. Pas momentit të tij të votimit, Rama ka dhënë një deklaratë për mediat, në të cilën ka deklaruar se “do të jetë një garanci e dhënë nga të gjitha forcat e rendit në territorin e Shqipërisë, por edhe nga ato që ne kemi angazhuar, për të vendosur të nxjerrin në pah vendimin e popullit të paprekur dhe të pacenuar”. “U bëj thirrje qytetarëve që të votojnë, pasi vota është rasti për të bërë histori dhe sot secili mund të bëjë histori duke votuar. U bëj thirrje që ta bëjnë këtë paqësisht”, ka qenë ndërkaq mesazhi që kryesocialisti u bëri qytetarëve. Duke shtuar në fund, se ne jemi në sytë e të gjithë botës që na vëzhgon dhe partnerëve që na kanë ndihmuar në rrugëtimin tonë të vështirë dhe se ata kërkojnë nga ne shprehje të maturisë.