Tiranë – Voton kryeministri Sali Berisha

“Sot qytetarët vendosin fatin e tyre” tha kryetari i Partisë Demokratike pas votimit dhe u bëri apel qytetarëve të votojnë individualisht. Kryeministri përshëndet vëzhguesit e huaj dhe tha se këto zgjedhje janë të lira e të ndershme . “Sot shqiptarët firmosin të ardhmen. Dhe e ardhmja e shqiptarëve është BE”, mësohet të ketë thënë kryeministri sapo ka dalë nga qendra e votimit nr 1728 në Tiranë. Kryetari i PD-së shoqërohej dhe nga bashkëshortja e tij Lir Berisha.