Partia Demokratike vijoi me denoncimin e atyre që i quan metoda që po vidhen çdo ditë paratë e shqiptarëve nga OSHEE.
“Janë dhjetra tendera të OSHEE, janë të paktën 11 miliardë lekë të marra nga firma e preferuar e Edi Ramës, që quhet Kronos. 10 përqind të parave të një viti, para që banda e OSHEE ia merr njerëzve duke i rrjepur edhe kacidhen e fundit, ja jep kësaj firme pra, e cila njihet mirë se ka dhe miqësi të veçantë me ministrin e avionave private, Arben Ahmetajn”, deklaroi zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.
Opozita thotë se gjithçka bëhet pa garë, çmim të fiksuar dhe fitues të paracaktuar.
“Nuk publikohet njoftimi i tenderit, por direkt lidhja e kontratës. Në disa raste, puna madje ka nisur pa u lidhur kontrata. Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt merr të gjithë fondin limit, nuk kursehet asgjë nga paratë e shqiptarëve”, deklaron opozita.