Shqipëri – 5500 punonjës policie ruajnë rendin për procesin zgjedhor

Kurse 2.500 punonjësit e tjerë të Policisë së Shtetit, do të “mbyllen” në repartet e tyre dhe mund të dalin prej andej vetëm në raste të jashtëzakonshme. Në fakt, deri në orët e mbrëmjes së djeshme policia kishte përfunduar procesin e shoqërimit të materialeve zgjedhore dhe i kishte marrë ato në dorëzim dhe në ruajtje në qendrat e votimit. Sot në orën 7:00, policia e angazhuar për zgjedhjet, u ka dorëzuar materialet zgjedhore Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve për t’u kthyer në përfundimin e votimeve, kur do të bëjnë shoqërimin e kutive të votimit dhe materialeve të tjera për në qendrat e numërimit të votave. Zëdhënësi i policise Klodian Branko është shprehur se dje situata ishte e qetë dhe veprimet e policisë kanë vijuar normalisht, me të vetmin incident të ndodhur në Vrri të Pukës, ku ka marrë flakë një nga automjetet që transportonin materiale zgjedhore. Janë 4.760 qendra votimi, të cilat janë marrë në mbrojtje nga policia. Veprimet e policisë pritet të jenë të monitorueshme në mënyrë të vazhdueshme nga PAMECA III, ICITAP, OSCE DHE ODIHR.