Serbi – Tre raste të reja me virusin H1N1

Ministri serb i Shëndetësisë, Tomica Millosavljeviç deklaroi mbrëmë se janë konfirmuar edhe tre raste të reja të infektimit nga virusi H1N1 i gripit të derrave, duke e çuar në pesë numrin e përgjithshëm të personave të prekur nga virusi rrezikshëm në Serbi, përfshi edhe një rast të përhapjes së sëmundjes brenda vendit. Rastet e reja janë zbuluar te një vajzë, e cila ishte infektuar nga kontakti me një person nga Mali i Zi , si dhe një grua dhe fëmija i saj katërvjeçar, të cilët ishin kthyer ditët e fundit nga një udhëtim në Londër. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë dhe ata kanë dalë nga spitali. Ministria serbe e Shëndetësisë, ka vendosur kontakte me homologet e saj të rajonit pas rastit të parë të transmetimit të sëmundjes brenda vendit nga kontakti me qytetarë të tjerë nga Ballkani.